Dua Lipa e ngazëllyer për ceremoninë “Grammy Awards”

Dua Lipa edhe këtë vit do të jetë pjesë e “Grammy Awards”.

Ditë më parë u bë e ditur pjesëmarrja e Bebe Rexhës në mesin e të ftuarve special në “Grammy Awards”.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe Dua Lipa, e cila që tani po ndihet e emocionuar që do të jetë bashkëprezantuese.

 Ajo publikoi një imazh të realizuar për “Billboard” bashkë me Ella Mai dhe Post Malone.

“Është ajo kohë e vitit përsëri. Shumë e ngazëllyer për të gjitha nominimet dhe e ngazëllyer të festoj me ju të gjithë”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, edicioni i 62-të i ceremonisë “Grammy Awards” do të mbahet nesër (e diele).