Douglas, i çmendur pas Zeta-Jones

Ata kaluan një moment të vështirë pas një ndarjeje të shkurtër që patën në muajin gusht të vitit 2013, por Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones janë më të dashuruar se kurrë më parë.

Gjatë një interviste të dhënë për ‘The Ellen Show’ ditën e enjte, 70-vjeçari ka treguar se sa shumë i dashuruar është me bashkëshorten e tij 45-vjeçare.

“Në qoftë se dy persona kanë dëshirën e mirë për të arritur diçka, ajo realizohet. Nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë, por unë di të them që jam i çmendur pas saj. Mendoj se çdo çift kalon kohë të vështira, por i vetmi problem i joni është se jemi personazhe publikë, duke na bërë kështu më të ekspozuar ndaj syrit të publikut. Tani jemi më të bashkuar se kurrë më parë”, ka thënë Douglas.

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones festojnë 15-vjetorin e martesës së tyre në muajin nëntor.