Doni B me shumë plane për të ardhmen

Ka kohë që ka lansuar këngën e tij ‘Ti pak edhe unë pak’.

E suksesi që e ka pasur me këtë projekt muzikor është nxitës që reperi nga Ferizaj Doni B të vij me këngë të reja.

Ai për gazetën Tribuna ka treguar se kënga e re është realizuar nga një producent turk dhe klipi është xhiruar në Berlin dhe se do lansohet shumë shpejt.

Ndërsa, sa i përket projekteve të kaluara dhe të ardhshme që do vijnë pas kësaj kënge që do publikohet, Doni ka theksuar se ato producohen nga reperi më i njohur kosovar 2Ton.

Ndër të tjera, Doni B është i angazhuar edhe me koncerte dhe më shumë është i fokusuar në Diasporë. /Gazeta Tribuna/