Djali i Sali Berishës po planifikon martesën me Arminën? (Foto)

Gjithnjë e më shpesh, çifti i përfolur për lidhjen e tyre, Armina dhe Shkëlzen Berisha po shfaqen krah njëri-tjetrit në ambiente publike.

Por, e veçanta kësaj here ishte ardhja e tyre në mbrëmjen e “Ami Event”, ku u prezantuan fustanet e sezonit të ri për nuse.

Ata ndoqën me vëmendje sfilatën e modeleve aq sa të ngjallnin dyshime se janë duke planifikuar diçka të afërt për dasmën e tyre.

Pas gati tre vitesh lidhje dhe bashkëjetese, takimeve mes familjarëve dhe daljes hapur si çift i konsoliduar, duket se Ish-miss Albania dhe djali i ish-kryeministrit, nuk e kanë të largët ditën e martesës. /lapsi.al