Derisa po shijojnë suksesin e “Yalla Habibi”, Luana dhe Faydee bëjnë shqiponjën me duar

Këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor “Yalla Habibi”.

Në këtë këngë ajo ka bashkëpunuar me artistin e njohur australian, Faydee, projekti i të cilëve u mirëprit nga publiku.

Ndërsa tani, këngëtarja Vjollca në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi përkrah Faydees, gjersa bëjnë shqiponjën së bashku.

Nga ana tjetër, edhe këngëtari i famshëm botëror ka publikuar të njëjtin imazh pranë bukuroshes ton.

Ndryshe, “Yalla Habibi” në platformën muzikore YouTube për vetëm një ditë ka grumbulluar afro dy milionë shikime.