Dasma madhështore e Petrit Kllokoqit, rikthehet Flori Mumajesi

Këngëtari nga Shqipëria, Flori Mumajesi është rikthyer me një këngë të re me titull “Thjesht, të du”. Kjo këngë është realizuar në dasmën e Petrit Kollokoqit. Nusja e Petritit ka pasur të veshur fustan përrallor, mbi 200 orë punim dore, katër lloje të materialit të ndërlidhur mes vete, me kristale dhe detaje që e veçojnë.
Fustani është dizajnuar nga Blerina Kllokoqi-Rugova.