Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa dhe “Bond”, fitimet dhurohen për Shqipërinë

Dua Lipa do të ndihmojë në një mënyrë tjetër Shqipërinë.

Dua Lipa ka bashkëpunuar me markën “Bond” për të krijuar një linjë të veshjeve, ndërsa paratë e fituara do të dërgohen në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja njoftoi se tashmë kjo linjë është në treg, ndërsa bëri thirrje për blerjen e tyre, me qëllim të ndihmës.

Në këto bluza gjendet mbishkrimi “Lutje për Shqipërinë”, ndërsa 100 për qind e fitimeve do të dedikohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Ndihma juaj është e nevojshme. Edicioni i limituar i bluzave “Pray for Albania” në bashkëpunim me Bond!!! 100 për qind e fitimeve shkojnë tek familjet dhe të prekturit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, që ndodhi më 26 nëntor. Bleje një bluzë dhe ndihmo në rindërtimin e një shtëpie dhe komuniteti”, ka shkruar ndër të tjera Dua.