DailyMail për familjen Ora: Brenda shtëpisë që Rita e ka blerë për prindërit e saj

DailyMail e ka shkruar një raport special në lidhje me familjen e këngëtares Rita Ora.
Në theks të veçantë në raportin special që DailyMail e ka shkruar për Rita Orën është përmendur edhe shtëpia luksoze që ajo ua kishte blerë prindërve në vitin 2014, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora para pesë vitesh kishte paguar 1.3 milionë funte për shtëpinë që ua ka bërë dhuratë prindërve të saj.

Pas renovimit shtëpia e familjes Ora në Londër ka marrë një pamje akoma më moderne.

Kjo shtëpi e familjes Ora tani karakterizohet nga shkallë me rrethoja prej ari, piktura seksi, mobilje të rehatshme dhe një kopsht të madh për shëtitje.

Rita në atë kohë kishte treguar se sa e emocionuar ndihej që u kishte dhuruar më në fund prindërve të saj një shtëpi, shkruan ndër të tjera DailyMail, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se e kam përfunduar misionin tim duke iu dhuruar një shtëpi luksoze prindërve të mi. Ata kanë nevojë për të më shumë se unë. Pasi unë nuk jam kurrë me të vërtetë në të njëjtin vend gjithmonë”.

“Unë jam kthyer në një katror lëvizëz, ​​por të paktën prindërit e mi kanë një vend”, kishte thënë atë kohë Rita për Radio Free pas dhuratës që ua ka bërë prindërve.