Cozman blen jaht multimilionësh? Fillojnë xhirimet e këngës #Holla me Tunën

Reperi i njohur kosovar Cozman ka nisur xhirimet e klipit të këngës më të re në bashkëpunim me Tunën i cili titullohet #Holla.

Klipi po xhirohet sot në rivierën turistike shqiptare.

Pos detajeve të tjera ekslusive që artistet kanë rezervuar për atë që pritet të jetë hiti i tyre i madh , gazeta Tribuna mëson që e veçanta është jahti multimilionësh në të cilin Cozman po pushon këto ditë dhe që e ka shfrytëzuar në këtë video e që duket se e ka blerë.

Gjithashtu, Tribuna mëson se në këtë klip reperi ka përdorë detaje tjera siç është gardëroba nga brendi që ka veshur Jay Z dhe Kanye West, KTZ.

#Holla lansohet pasi Cozman kishte telashe me ligjin ku u lirua nga arresti, teksa po ashtu vjen pas polemikave te shumta si shkak i një foto që ai ka publikuar me ish anëtarin e Babastars, Ledri Vulen foto kjo që në mediat rozë ngriti pluhur. /Gazeta Tribuna/