Chris Brown prezanton vajzën (Foto)

Chris Brown i ka njohur fansat me vajzën e tij 10 – muajshe Royalty. Reperi ka publikuar fotografinë e parë të vogëlushes në profilin e tij në Instagram.

Brown dhe Royalty shfaqen të dy bashkë në këtë imazh, të veshur njësoj, të buzëqeshur e të lumtur.

Gjatë muajit Mars u raportua se Brown kishte një fëmijë me një ish – modele 31 – vjeçare, të cilën sipas zërave, Brown e njeh prej vitesh.