Cha Cha Darabuka bashkëpunim me Anjeza Brankën

Grupi Cha Cha Darabuka dhe Dj Ceni së shpejti do të vinë me projektet e tyre të reja .

Në mesin e bashkëpunimeve të shumta këtë verë do të jetë edhe ai në mes grupit Cha Cha Darabuka dhe këngëtares Anjeza Branka.

Anëtari i grupit Ceni Kamberi në një bisedë për Lajmi.net tha se bashkëpunimi me Anjezën është duke u punuar dhe shumë shpejt do të jetë gati për publikun.

Por para lancimit të këtij projekti Ceni zbuloi se grupi do të vijë me një instrumental,që sipas tij do të jetë risi për tregun muzikor shqiptar.

Për këtë instrumental xhirimet e të cilit janë bërë në Shqipëri,është kujdesur Massive Production dhe Video Art.