Çfarë skandali! Prokurori kosovar takohet me reperin që u shfaq në foto me 5 qese të mëdha me drogë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur sonte në zyrën e tij reperin Mozzik. Takimi ka ndodhur pikërisht në natën kur artistit iu publikua një fotografi në të cilën shfaqet me pesë qese të mëdha me drogë, të llojit marijuana.

 

Në vend se të shkojë në Prokurori të Shtetit që të japë llogari për pamjet në të cilat reperi kosovar Mozzik u shfaq me një sasi të madhe droge, ai këtij institucioni ia ka mësyrë për të shkaktuar një skandal të madh.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, që asnjëherë nuk ka hezituar të promovojë konsumimin e drogave, madje këtë e ka bërë edhe përmes repturave të tij, ka takuar sonte hiç më pak se kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni.

Takimi, siç shihet në fotografinë e publikuar nga vetë reperi nga Ferizaj, duket të jetë privat dhe ka ndodhur në zyrën e prokurorit Hyseni.

Por, në Prokurori të Shtetit, Mozzik mbase sonte do të duhej të ishte duke u përgjigjur në pyetjet e ndonjë prokurori për shkak të një fotografie që iu publikua atij me pesë qese të mëdha me drogë, të llojit marijuana

Në të, Mozzik, përveç qeseve të mëdha, shihet teksa mban në dorë edhe një cigare marihuanë.

Për më tepër, Mozzik karrierën e tij e ka ‘ndezur’ pikërisht me një këngë në të cilën i këndon drogës. Madje jo marijuanës, por kokainës. /Reporteri.net