Çfarë ka gjetur Rihanna në tualet?

Pas një nate feste në Los Angeles, Rihanna është zgjuar të nesërmen duke u kujdesur për një këlysh qeni.

Këngëtarja 27- vjeçare ndodhej në një klub nate, kur teksa ka shkuar në tualet ka gjetur një këlysh, të cilin ka vendosur ta marrë në shtëpi.

Në një video të xhiruar nga një prej miqve të këngëtares, Rihanna shpjegon “E gjeta këtë qenush të vogël diku në tualet, ai vrapoi drejt meje dhe unë zgjodha të mos i ndahem më.”