Disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë zbuluar atmosferën fantastike dhe elektrizuese në koncertin e reperit nga Prishtina, që në mbrëmjen e së premtes ‘ndezi’ Tiranën.

Koncerti u përmbyll me fishekzjarre të shumta, duke shënuar atë që mund të quhet projekti më i suksesshëm deri më tani në karrierën e Capital T.