Butrint Imeri prezanton jahtin super luksoz

Butrint Imeri vitin e kaluar ka pasur një numër të madh koncertesh dhe ka sjell disa projekte muzikore mjaft të suksesshme.

I njëjti po vazhdon të jetë aktiv edhe këtë vit, ndërsa nuk ka dyshim se është njëri nga artistët më të kërkuar të estradës.

23-vjeçari së fundmi në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një video, teksa ka prezantuar jahtin e tij super luksoz.

Ndërkohë, ai momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të tij të fundit “Hajt Hajt”, ku vetëm për një muaj ka mbledhur mbi 12 milionë shikime në YouTube.

Përndryshe, Butrinti së shpejti pritet të sjellë para fansave këngën e re dhe siç e ka thënë ai është një bashkëpunim që do të shndrrohet në hit.