Blogerja shqiptare e pranon hapur: Kam blerë tek gabi

Dikur moderatore ndërsa sot një blogere e suksesshme që ndiqet nga mijëra ndjekës. Po flasim për Estela Ujkën e cila njihet si një ndër influencueset më të mira në Shqipëri.

Estela ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të “Mos i fol shoferit” dhe gjatë intervistës tregoi se i ka ndodhur të vishet edhe me rroba gabi.

“Të gjithë shqiptarë kemi blerë, dhe jo në variantin dorë e dytë, por tek gabi. Dhe jemi veshur më me cilësi se sot, se atëherë gjeje firma të mira, ndërkohë që sot, të gjithë kam përshtypjen e kanë ulur cilësinë. Ne nuk kemi pasur dorë e dytë, thjesht gabi”, u shpreh Estela.