Billie Eilish interpreton këngën ‘No time to die’ në filmin e ri të ‘James Bond’

Billie Eilish ka publikuar këngën e saj kushtuar filmit të ri ‘James Bons’ i cili do jetë i fundit për aktorin Daniel Craig.

Tema e Billie Eilish për filmin e ri ‘James Bond’ është një baladë dramatike, që lë të kuptohet se komploti do të përqendrohet në tradhtinë e agjentit sekret, shkruan BBC.

 Teksti i këngës ‘No time to die’ i referohet gënjeshtrës dhe mashtrimit teksa 18-vjeçarja këndon ‘Ti kurrë nuk ishe në anën time’.

Kënga është publikuar sot gjatë orës një pasmesnate, në të njëjtën kohë kur ishte publikuar edhe ‘traileri’ i filmit të Daniel Craig.

Billie është këngëtarja më e re e cila interpreton në një nga filmat e agjentit ‘007’.