Beyonce shpenzoi 8000 $ për një ditë në Coachella

Beyonce, e cila mbërriti në Festivalin e Artit dhe Muzikës Coachella, menjëherë pas dasmës së nënës së saj, Tina Knowles, ka shpenzuar përafërsisht 8000 dollarë, për veshjen e së njëjtës ditë.

33-vjeçarja, e cila sapo mbërriti në këtë eveniment publikoi menjëherë një foto në llogarinë e saj në Instagram, ishte veshur plot stil me një fustan që i kishte kushtuar 4.790 dollarë.

Ajo kishte zgjedhur këtë veshje verore që mban firmën e Saint Laurent.

Veshja e dytë e saj në Coachella, kushtoi 3.190 dollarë.