Beyonce sërish shtatzënë?

Fansat janë të bindur se Beyonce po pret fëmijën e katërt.

Fansat e Beyonces janë të bindur se këngëtarja po pret fëmijën e katërt, shkruan Celebrity Gossip.

Këngëtarja 37 vjeçare ka qenë shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram së fundi, duke ndarë një seri postimesh magjepsëse.

Ajo publikoi pamje nga pushimet në Hamptons bashkë me burrinë dhe tre fëmijët.

Në fotografië e reja, Beyonce kishte mbuluar barkun me anë të çantës dhe shtoi thashethemet rreth shtatzënisë.

Komentet e fansave tregojnë se ata janë të bindur që këngëtarja është shtatzënë.