Beyonce mbështet Hillary Clinton-in

Fakti që Barack Obama është drejt fundit të mandatit të dytë si President i SHBA-ve, nuk do thotë që Beyonce nuk duhet të interesohet për zhvillimet e reja në Partinë Demokratike. Prezenca e saj në një aktivitet për mbledhje fondesh për kandidaten për presidente, Hillay Clinton ishte surprizë.

33-vjeçarja iu bashkua të famshmëve të tjerë, si Sharon Osbourne, Meghan Trainor dhe Tamar Braxton. Beyonce u shfaq me një fustan ngjyrë ari, me pak grim dhe sandale të larta, ndërkohë që flokët i kishte lëshuar në njërën anë.

Gjatë këtij aktiviteti, pati shumë batuta, kur ajo e Hillary Clinton shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve. “Unë mund të bëhem presidentja e parë që nuk do ta lë Shtëpinë e Bardhë e thinjur, sepse do kujdesem që gjithmonë të lyej flokët”-, ka thënë bashkëshortja e ish-Presidentit, Bill Clinton, Hillary.