Besa Kokëdhima vendos të presë…(Foto)

Vetëm tri ditë më parë ajo ishte me flokë të gjatë, por nga mbrëmë, Besa thuajse e ka transformuar totalisht pamjen e saj.

Ndryshimin, këngëtarja Besa Kokëdhima e ka bërë publik përmes rrjetit të saj social, duke u shfaqur në galeri Lafayet në Paris, prej nga edhe ka shkrepur fotot për të treguar se kishte prerë flokët.

E në fakt, në fillim të muajit ajo uli tonalitetet e ngjyrës së flokëve, por nuk kaloi shumë dhe menjëherë vendosi të presë flokët. Nuk dihet arsyet e ndryshimit, apo nëse ka gjetur ndonjë model të cilit i referohet, por dihet se ajo ndodhet në Paris për arsye pune.

Flitet se ajo pritet të mbyllë bisedimet në lidhje me një bashkëpunim të ardhshëm, i cili me gjasa do të bëhet realitet së afërmi