Bes Kallaku zë vendin e Ermal Mamaqit në Tv Klan, rikthehet edhe Marina Vjollca!

Moderatoja e sezonit të ri televiziv duket se qenka hapur më herët se vitet e kaluara.

Ermal Mamaqi largohet këtë shtator nga televizioni.

Nëse një program largohet, vjen një tjetër zëvendësues.

Këtë sezon televiziv me një program të tijin, në prime time bashkë me Olsi Bylykun. Programi i aktorit të mirënjohur pritet të jetë në orën 20:00

Ndërkohë që do të pasohet nga Duplexi i Turjan Hyskos, i cili do të spostohet në kohë.

Asi nën mëngë i Besit është Marina Vjollca, e cila do të rikthehet sërish në televizionin Klan, por këtë herë krah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në nj emision që do të ketë risi dhe prurje në përmbajtje.

Stafi i BE Caffe, skenaristi Vangjel Kozmai dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e show-t të ri që pritet të nisë në tv Klan.

Shpresojmë që grupit t’u ecin planet në vijë dhe në shtator të na surprizojnë… siç bënë me BE Caffe.