Bendi amerikan me performancë speciale në kalanë e Prizrenit

Bendi i njohur i muzikës folklorike po bëjnë një mini-turne nëpër Kosovë.

Performuesit amerikanë të muzikës folklorike, ‘Kyle Dillingham & Horseshoe Road’ po vizitojnë Kosovën si pjesë e një programi të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në partneritet me ‘Zërat e Amerikës – Muzika amerikane në vendet e huaja’.

Nga 3 prilli deri më 8 prill, bendi nga Oklahoma do të performojë koncerte publike dhe do të udhëheqin unime të studentëve nëpër Kosovë.

Ata dje kanë mbajtur një koncert në qytetin e Prizrenit, e me këtë rast kanë hipur edhe në kalanë e famshme të qytetit të bukur, për të bërë një video derisa po këndonin një nga këngët e tyre, shkruan Gazeta Express.

Bendi gjatë ditëve në vijim do të jenë të pranishëm edhe në qytetet tjera si Mitrovicë dhe Prishtinë më 6 prill dhe në Gjakovë më 8 prill.