Bebe Rexha tregon rreth burrërisë së meshkujve

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme.
Gjersa po përgatitet për ngjarjet e reja të këtij viti, biondina po ka kohë edhe të shijoj pushime të shkurta
Në fakt, 28-vjeçarja disa herë ka ritheksuar se nuk ka të dashur dhe do të dëshironte një ta kishte në këtë vit kalendarik.

Së fundi, Rexha i ka këshilluar të gjithë fansat e gjinisë femërore se çfarë mashkulli duhet ta kenë në krah të tyre.

“Vajza. Derisa ai të mos i ndërrojë vetë pelenat, nuk mund ta ndryshoni”, shkruan në një tabelë të një qyteti që e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Ndonjëherë ndjej sikur këta njerëz ende mbajnë pelena, ndonëse…”, duke nënkuptuar se disa meshkujve u mungon burrëria.

Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim