Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë pas ‘zënkës’ me Anxhelina Hadërgjonajn

Muaj më parë në rrjetet sociale bëri bujë të madhe ‘sherri’ mes Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe kushërirës së saj, vajzës së tezes, Beatrix Ramosaj.

Atë kohë u shkrua se ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram dhe se filluan të hiqnin postimet ku shfaqeshin krah njëra-tjetrës.

Megjithatë, bukuroshet së fundmi duket se kanë rregulluar raportet në mes vete dhe këtë gjë e dëshmojnë postimet që ato vazhdimisht bëjnë.

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja Hadërgjonaj siç shihet është kthyer pas një kohe të gjatë në Shqipëri dhe me këtë rast po argëtohet tejet shumë në praninë e kushërinjeve të saj, Beatrixit dhe Albanit.

Ndërkohë, është vet Beatrix ajo e cila ka ndarë një video në llogarinë personale, Instagram, me përshkrimin e videos “Jemi shumë të zëna”.

Nga ana tjetër, të dyja ka kohë që nuk kanë sjell projekte të reja ndaras për fansat e saj, teksa Anxhelina ka paralajmëruar rikthimin në skenë pas një pauze të gjatë.

 

 

View this post on Instagram

 

we’re busy 💁🏻‍♀️🥂❤🥢 | @anxhelina

A post shared by 𝖳𝗋𝗂𝗑𝗂𝖾 ♥ (@beatrixramosaj) on