Baby G po rikthehet me këngë rep

Baby G ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat.

 

Baby G ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re, ani pse ka deklaruar se është duke punuar shumë rreth tyre.

Së fundi, me anë të një videoje, këngëtarja bëri të ditur se tashmë e ka finalizuar një këngë dhe po e sjell gjatë javës.

Baby G u shpreh shumë entuziaste për projektin e ri, të cilin kësaj radhe e sjell rep dhe njëherësh është kënga e saj e parë në këtë zhanër.

“O Zot, jam shumë e ngazëllyer, kënga ime e parë zyrare rep do të publikohet këtë javë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Artistja falënderoi publikisht bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt, ndërsa fansave iu mbetet të presin dhe të shohin se çfarë ka përgatitur ajo këtë herë.