Azalea largon tatuazhin e ish të dashurit

Këngëtarja, Iggy Azalea ka nxitur shumë reagime dhe thashetheme pas ndarjes me ish të dashurin e saj, A$AP Rocky.

Azalea pas ndarjes vendosi që ta largojë emrin e të dashurit që e kishte tatuazh në dorën e saj.

Repistja 25 vjeçare u pa derisa po dilte nga një qendër estetike në Beverly Hills të Kalifornisë ku u pa me flastera rreth gishtave të dorës së saj, transmeton Klan Kosova.

Bukuroshja bionde për të larguar tatuazhin e saj ka kaluar nëpër tretmanin me laser ndërsa në klinikën ku ajo ishte duhet të paguhen çmime luksoze.

iggy 3

iggy 2

iggy 1