Ava Max gëzon fansat me lajmin e fundit

Ava Max në vitin 2020 pritet të publikoj albumin e ri.

Ava Max ka konfirmuar se gjatë muajve të parë të vitit 2020 do të lansoj albumin e saj të parë për të cilin është mjaft e entuziazmuar.

Këngëtarja këtë njoftim e bëri përmes disa postimeve të bëra në Instastory ku shkruante “Mezi nuk pres të ndaj këtë album me ju, janë këngët më të mira të cilat i kam punuar ndonjëherë”.

Viti 2019 për Ava Maxin karakterizohet me suksesin e këngës ‘So am I’, projekt që ka arritur mbi 100 milionë klikime në Youtube.