Aurela Gaçe, për të dytin vit me radhë triumfon në Kënga Magjike

Ka qenë një luftë e fortë mes gjinisë femërore në votimet e fundit. Trekëndëshi mes Aurela Gaçes, Albërije Hadërgjonajt dhe Juliana Pashës ka rezultuar që festivalin në fund ta fitojë Gaçe, me mbi 1 mijë vota.

Është hera e tretë që ajo e fiton Këngën Magjike. Aurela Gaçe me këngën “Akoma jo” ka fituar për të dytin vit me radhë këtë festival, me vota absolute nga konkurrentët tjerë.

Ka qenë një luftë e fortë mes gjinisë femërore në votimet e fundit. Trekëndëshi mes Aurela Gaçes, Albërije Hadërgjonajt dhe Juliana Pashës ka rezultuar që festivalin në fund ta fitojë Gaçe, me mbi 1 mijë vota.

Gjatë natës me çmimin e kritikës është ndarë Albërie Hadërgjonaj, ndërsa vokali më i mirë ka shkuar edhe njëherë për Juliana Pashën.

Kjo e fundit e ka marrë vendin e tretë ndërsa Endri Prifti është radhitur në vendin e dytë.
Flori, Anxhela Peristeri, Endri Prifti, Shpat Kasapi, Stine e artistë të tjerë kanë parakaluar në këtë festival. Omar Arnaout ka qenë vogëlushi që erdhi në këtë finale me disa prej hiteve të tij, dhe provoi të fliste pak shqip po ashtu, duke treguar kështu me krenar origjinën e tij.

Aurela Gaçe e ka fituar festivalin edhe me këngën “Hape veten” në vitin 2007. /KultPlus.com