Arta Bajrami sjell potpori këngësh patriotike në nderim të babait të ndjerë

Arta Bajrami kishte kohë që nuk kishte sjell ndonjë këngë të re para fansave dhe publikut.

Por, duket se bukuroshja jonë e kishte ruajtur momentin më të mirë për të sjell disa këngë.

Në fakt, ajo ka realizuar një potpuri të këngëve me motive patriotike të cilat i kishte përpunuar në studion Labi. “Këngët patriotike ia kam kushtuar babit tim të ndjerë rapsodit, Zejnullah Bajrami”, ka thënë shkurtimisht këngëtarja .Ajo më tutje ka treguar se incizimin dhe miksimin i ka bërë Arbasound Studio.

“Dhe së shpejti do të dalë edhe CD-ja e plotë me këngë folklorike nga produksioni Ximi”, ka thënë më tutje Arta. Ndryshe, artistja është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë vitit të ardhshëm.