Art Abazi dhe MC Kresha vijnë me “Enigmë”

Art Abazi dhe Mc Kresha kanë publikuar duetin e paralajmëruar.

MC Kresha dhe Art Abazi kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor me titull “Enigmë”, shkruan lajmi.net.

Dyshja sapo kanë publikuar këtë baladë, të cilës ia shoqëruan edhe videoklipin, ndërsa e këndojnë me vokalin e tyre unik.

Për tekstin e këngës u kujdesën Fifi, Art Abazi, Mc Kresha dhe Gent Myftaraj, për instrumentalin dhe orkestrimin, Gent Myftaraj, Strike Beatz dhe K-Master.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Enigmë”, këngë kjo që është prodhim i Pint dhe Gmaj7.