Arrestohet Stine pas zënkës me Florin

Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtarin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit si Stine.

Stine u prangos në orët e pasdites së të dielës pasi ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në një zënkë me këngëtarin tjetër, Flori Mumajesi.

Zënka mes dy këngëtarëve ka ndodhur gjatë festivalit “Kënga Magjike”, mbrëmjen e së shtunës.

Mësohet se Flori dhe Stine janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta, ku si pasojë Flori Mumajesi ka marrë disa dëmtime të lehta./ Top Channel