Arilena përmbledh versionet ‘cover’ të fansave me këngën “Shaj”, ka dy fjalë për ta

Arilena Ara përmbledhi versionet më të mira të këngës “Shaj”.

 

Arilena Ara në dhjetor u shpall fituese e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Shaj”, e cila është pritur mirë në publik.

Së fundi, ajo ka publikuar disa video në Instagram, përmes së cilave sjell versionet ‘cover’ të fansave të saj, të përmbledhur me një vend, ndërsa falënderon fansat për përkrahjen.

“Disa nga versionet Cover të këngës “SHAJ”.. Kam marr kaq shumë video nga ju duke kënduar “SHAJ”, prandaj faleminderit për ndjesinë jashtëzakonisht të bukur që i dhuroni këngës me energjinë tuaj. 🙏🏻”, ka shkruar Arilena.