Ariana Grande bën gafën me tatuazhin në këtë pjesë të trupit dhe i gjithë interneti po ‘çmendet’

Ariana Grande është përfolur mjaft kohët e fundit, si për ndfarjen nga ish- i fejuari i saj Pete Davidson, po ashtu dhe për projektet e saj më të fundit muzikore.

Këngëtarja së fundmi ka vendosur të bëjë një ndryshim në trupin e saj.

Ariana ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të tatuazhit të saj më të ri.

Në fakt ai supozohej që të nënkuptonte fjalën “7 Rings” (“7 Unaza” – bazuar te kënga e saj më e re).

Por fatkeqësisht, përdoruesit e rrjeteve sociale i treguan se tatuazhi i saj në pëllëmbën e dorës në gjuhën japoneze, nuk kishte atë kuptim.

Fansat i tërhoqën vëmendjen, duke thënë se në fakt tatuazhi shkruante fjalën “shichirin”, që në gjuhën japoneze do të thotë zgarë barbekjuje.

Ariana e fshiu menjëherë foton, por Twitter-i ekziston për një arsye:

U deshën vetëm 5 sekonda që Instagram-i i këngëtares të mbushej me komente nga njerëz, që i thoshin se tatuazhi ishte shkruar gabim

Ariana komentoi dhe më pas e fshiu përgjigjen e saj, ku shkruante se ishte një fanse e zgarës, si dhe sqaroi se e kishte lënë pa përfunduar tatuazhin.