Ardian Bujupi nuk ka të ndalur, gjatë javës lanson edhe tre këngë

Ardian Bujupi po vazhdon me rritëm të lartë të sjellë risi në skenën muzikore.

Ardian Bujupi javën që shkoi publikoi këngën e fundit ‘Eine Nacht’, por ai tani ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do sjellë edhe tre këngë të reja.

 Këngëtari njoftimin e bëri përmes një postimi në Instagram, ku shkruan “Të enjten publikohen tre këngën të reja”.

Kujtojmë se Bujupi gjatë kësaj vere kishte punuar edhe për albumin e tij i cili mban titullin ‘Rahat’ dhe u publikua pak muaj më parë.