Anwar shpreh dashurinë për Duan përmes videos ku ajo vallëzon për të

Dua Lipa ka vallëzuar një vallëzim të çuditshëm derisa i dashuri i saj e inçizonte.

Anwar dhe Dua nuk po kalojnë asnjë kohë larg njëri-tjetrit që kur kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Edhe postimet e çifitit për njëri-tjetrin janë të shpeshta, ndërsa përveç Duas, tani është radha e Anwar.

Ai ka postuar përmes Instagramit të tij një vallëzim të sikletshëm të këngëtares, video kjo ku Dua shfaqet shumë e lumtur dhe duke qeshur.

Anwar e ka shoqëruar videon me shumë zemra dhe emotikona me sy të përlotur, duke shfaqur kështu se sa shumë dashuri ka modeli për këngëtaren me origjinë shqiptare.