“ANNEL’B” artistja qe po çmend publikun kosovarë

Jo të gjithë e kanë fatin të bëhen të suksesshëm në fushën artistike !

Albulena Berisha tashmë e njohur me emrin artistik si “ANNEL’B”, është njëra nga vajzat e brezit rinor të Kosovës, e cila po tregon suksese të jashtëzakonshme në fushën artistike, gjegjësisht në lëmin e aktrimit.

Lenën kemi pasur fatin ta shohim në dy seriale, në atë “O sa mire” dhe në “192”, seriale këto të cilat i kanë thyer të gjitha kufinjët e shikueshmërisë jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj, ngase përkojnë me ngjarjet aktuale në Kosovën e pasluftës.

Albulena, përveç se është një aktore e suksesshme, ajo është edhe një këngëtare dhe modele e shkëlqyeshme. Me muzikë dhe fotografi ka filluar të merret qysh në fëmijëri, por me kalimin e kohës është duke e përforcuar “Themelin”, e karrierës së saj të gjithanshëm.

Duke folur për fillimin e karrierës së saj prej aktoreje “ANNEL’B”,  tregon se emocionet e para ishin të pa përshkueshme. Sipas saj emocioni më i madh në këtë drejtim ishte dalja para kamerës, por që me kalimin e kohës gjithçka po vije në vendin e vet “Nuk mu ka dashtë shumë kohë për tu ambientuar me syrin e kamerës” thotë Albulena..

“Të jesh pjesë e një seriali televiziv siç është ai “O sa mire” është një privilegj dhe një ndjenjë e pa përshkueshme, jo vetëm për mua si fillestare por pothuajse për çdo aktor të estradës tonë shqiptare, pasi që këtë seria bëjnë pjesë aktor prej pothuajse te gjitha trevave shqiptare”, rrëfeu Albulena duke shtuar se është shumë krenare që tani më është pjesë e një seriali të tillë siç është seriali “O sa mirë”.

“ANNEL’B”, kemi pas rastin ta shohim edhe në njërin prej episodeve të serialit “192”, serial ky i cili përkon me aktualitetet e fundit në Kosovën e pasluftës. “192-shi” është njëri nga serialet më të qëlluara pothuajse tash e 17 vite, i realizuar nga regjisorët tanë kosovar, ngase në këtë serial shihet puna dhe përkushtimi i vazhdueshëm i institucioneve të drejtësisë, për zbardhjen dhe parandalimin e rasteve të shumta, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të qytetarëve në rastet alarmante duke filluar nga narkomania, prostitucioni, vrasjet dhe dhuna në familje.

Fare në fund duhet shtuar se artistja Albulena Berisha, përveç se është aktualisht pjesë e serialit “O sa mirë”, është e përkushtuar edhe në fushën e muzikës, dhe se shumë shpejt në këtë drejtim do të sjell diçka bombastike.

Duke folur për fillimin e karrierës së saj prej aktoreje “ANNEL’B”,  tregon se emocionet e para ishin të pa përshkueshme. Sipas saj emocioni më i madh në këtë drejtim ishte dalja para kamerës, por që me kalimin e kohës gjithçka po vije në vendin e vet “Nuk mu ka dashtë shumë kohë për tu ambientuar me syrin e kamerës” thotë Albulena.

“ANNEL’B”, kemi pas rastin ta shohim edhe në njërin prej episodeve të serialit “192”, seria ky i cili përkon me aktualitetet e fundit në Kosovën e pasluftës. “192-shi” është njëri nga serialet më të qëlluara pothuajse tash e 17 vite, i realizuar nga regjisorët tanë kosovar, ngase në këtë serial shihet puna dhe përkushtimi i vazhdueshëm i institucioneve të drejtësisë, për zbardhjen dhe parandalimin e rasteve të shumta, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të qytetarëve në rastet alarmante duke filluar nga narkomania, prostitucioni, vrasjet dhe dhuna në familje.

Fare në fund duhet shtuar se artistja Albulena Berisha, përveç se është aktualisht pjesë e serialit “O sa mirë”, është e përkushtuar edhe në fushën e muzikës, dhe se shumë shpejt në këtë drejtim do të sjell diçka bombastike./Gazeta Tribuna