Anita Haradinaj fotografohet në plazhet e Shqipërisë, befason me linjat trupore

Anita Muçaj- Haradinaj është njëra ndër moderatoret më të komentuara shqiptare.

Së fundmi ajo është fotografuar nga disa “paparacë”, përderisa po kalon disa ditë të pushimeve në bregdetin e jugut në Shqipëri.

Së bashku me familjen, Anita është shfaqur në bikini të markës “Louis Vuitton”, teksa befason edhe me linjat trupore.

Anita gjatë intervistave më herët, pati treguar që fizikun e mirë e ka të trashëguar, por që nuk heq dorë edhe nga vrapi i mëngjesit.

Kujtojmë se Anita është e martuar me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn. Çifti kanë tre fëmijë, Gjinin, Hanën dhe Trimin.