‘Ani nasht’ për 1 javë mbledh rreth 1 milion klikimeve (Video)

Reperi nga Ferizaj, 2Ton, me datën 1 korrik lansoj këngën e tij më të ‘Ani nasht’.

Kjo këngë u pëlqye aq shumë saqë për 1 javë në kanalin Youtube ka arritur që t’i mbledh rreth 1 milion klikime.

Ky projekt muzikor i cili në vete përmban një tekst dashurie po shpërndahet më të madhe edhe në rrjetet sociale dhe po dëgjohet në radiot dhe televizionet vendore.

2Ton muajve të fundit ka sjell disa këngë të cilat të gjitha janë shëndrruar në hite dhe kjo gjë tregon se ai është një nga reperët më të kërkuar të momentit.  /Gazeta Tribuna/