Angelina Jolie tregon zemërgjerësinë edhe në kohën e pandemisë

Angelina Jolie ka treguar edhe njëherë se sa zemërgjerë është.

Angelina Jolie po kujdeset për fëmijët që kanë nevojë për ushqim në shtëpi gjatë pandemise se koronavirusit.

Në mënyrë të veçantë, kjo fituese e Oskarit dhe aktiviste e madhe, dhuroi 1 milion dollarë për organizatën ‘No Kid Hungr’ , e cila shpërndan ndihmë për të ndihmuar komunitetet të ushqejnë fëmijë që mbështeteshin në drekën e shkollës.

“Që nga kjo javë, mbi një miliardë fëmijë janë jashtë shkollës sepse janë mbyllur për shkak të koronavirusit. Shumë fëmijë varen nga kujdesi dhe ushqimi që kanë marrë gjatë kohës së tyre në shkollë, përfshirë gati 22 milion fëmijë në Amerikë që kanë nevojë për ushqim. ‘No Kid Hungry’ po bën një përpjekje të vendosur për të siguruar ushqimin e nevojshëm për sa më shumë fëmijë të jetë e mundur”, tha Jolie, 44 vjeç, në një deklaratë.

Ky dhurim nuk është mënyra e vetme që kjo nënë e gjashtë fëmijëve ndihmon ata që kanë nevojë për ndihmë gjatë kohës se koronavirusit. Ajo gjithashtu i ka dhuruar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe i ka dërguar mbështetje shkollave që financon në Afganistan, Kamboxhia, Kenia dhe Namibia për të siguruar që ato te vazhdojnë të funksionojë gjatë pandemisë.

Jolie aktualisht financon 10 shkolla në Kamboxhia përmes Fondacionit Medox Jolly Pete, e themeluar për nder të djalit të saj më të vjetër, të cilin e adoptoi nga Azia. Ajo gjithashtu financon shkollën Angelina Jolie për Vajza në Kenia dhe dy shkolla të tjera për vajzat në Afganistan. Angelina është duke punuar me UNESCO për të krijuar një Koalicion Global për Arsim për të ndihmuar fëmijët të arrijnë mësimin në distancë gjatë periudhave kur shkollat janë të mbyllura.