Angelina dhe Pitt takohen fshehurazi në Los Angeles

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u takuan dy herë javën e fundit në mënyrë që të finalizonin detajet rreth kujdestarisë së fëmijëve të tyre pas një beteje dyvjeçare të shkurorëzimit.

Çifti u takua një javë më parë dhe sërish më 30 janar në një zyre të Los Angelosit të SHBA-ve.
Dyshja është fotografuar nga paparacit e revistës “Who” në mes të një takimi tre orësh në një zyre të avokatit në Beverly Hills.

Aktorja e filmit “Tomb Raider” përmendi dallimet e papajtueshme për ndarjen dhe që atëherë çifti ka filluar një betejë ligjore.

Çifti arriti në parim një marrëveshje në fund të nëntorit pas më shumë se dy vitesh negociatash.