Alketa Vejsiu për pushime zgjedh plazhet luksoze italiane

Prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu, ka filluar pushimet verore më se të merituara.

Biondja ka vendosur t’i bëjë disa ditë të mira pushimi, pas një viti mjaft të angazhuar sa i përket aspektit profesional me emisionet televizive.

Si destinacion të pushimeve të saj, ajo edhe këtë herë ka zgjedhur plazhet e bukura dhe tejet të veçanta italiane.

E njëjta në rrjetet sociale ka publikuar imazhe dhe video të llojllojshme, ndërsa duket se po argëtohet mjaft shumë.

“Dhe pastaj në Itali, më e bukura nga të gjitha”, shkruan në njërën prej imazheve bukuroshja shqiptare.

Vejsiu vazhdon të mbetet njëra nga moderatoret më të dashura për publikun, ku edhe këtë vit ishte prezantuese e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”