Albëria dhe Veseli triumfojnë në ‘Dance with me 2’

Albëria dhe Veseli janë çifti triumfues i edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dance ëith me”, kurse Ingrit Gjoni dhe Herioni janë fitues të kupës së argjentë si performuesit më të mirë.

Finalja e spektaklit ishte e ndarë në dy raunde. Në të parin, gjashtë çifte u përballën me njëri-tjetrin, prej të cilëve tre u eliminuan. Në përballjen e Irenës dhe Sardit me Ingridin dhe Herionin, triumfuan të dytët. Albëria dhe Veseli u zgjodhën nga kreu i jurisë, Albi Nako kundrejt Arilenës dhe Labit kurse Viola dhe Drini vazhduan tutje në përballjen me Cekën e Markelën.

Roza Lati dhe Stine ishin dyshja që falë imunitetit, kaluan në garë në raundin e dytë të cilin e hapën me një vallëzim shumë atraktiv. Çifti që pasoi ishte Ingridi dhe Herioni ndërsa skena u ndez me një paso doble nga Albëria dhe Veseli. Të fundit që performuan në pjesën e dytë ishin Viola dhe Drini.

Si ëmbëlsirë për fund, ishte rezervuar një rikthim në skenë i çiftit fitues të edicionit të parë, Rozana Radi dhe Sabri Fejzullahu. Dyshja kërcyen nën tingujt e “Formidable”.

Kujtojmë se kjo aventurë me 14 fytyra publike zgjati për 12 javë rresht dhe arriti që të fitojë një shikueshmëri të madhe tek publiku duke u pozicionuar në listën e ngushtë të emisioneve më të ndjekura të këtij viti në Shqipëri./prive/