Alban Mehmeti së shpejti lanson albumin ‘live’ të quajtur ‘Mos qaj’

Këngëtari Alban Mehmeti nuk po ka të ndalur.

Pas disa këngëve të sjellura në këtë vit me klipe ai është duke punuar edhe në albumin e radhës që do jetë ‘live’.

Albani për gazetën Tribuna ka zbuluar më shumë detaje rreth këngëve që do përmbaj ky album i quajtur ‘Mos qaj’.

“Po jem në përfundim të albumit ‘live’. Në të do të jenë mbi 13-14 këngë të ndryshme. Kësaj radhe, ajo që e veçon albumin është se shumica janë këngë të padëgjuara prej vitesh, por që janë këngë besoj shumë të pëlqyera nga publiku ndër vite” ka thënë ai.

I pyetur se kur do të lansohet ky album, Albani ka treguar se nëse gjithçka shkon sipas planit, për 7-10 ditë do hedhet në treg.

Me këtë album, këngëtari Mehmeti e fillon edhe sezonin e verës. /Gazeta Tribuna/