Adrola Dushi imazh i ri i “MAC Cosmetics”, reklamon këto produkte

Adrola është bërë imazh i ri i brendit të njohur të grimit “Mac Cosmetics”.

 

Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit imazhin e saj nga reklama për brendin e njohur.

Modelja e njohur po reklamon produktet e reja të grimit të markës “Mac” dhe duket për mrekulli si zakonisht.

Në imazhin që u publikua në faqen zyrtare të “Mac Cosmetics”, Adrola reklamon  “Hyper Real Glow Palette”, çmimi i të cilës është 39.90 euro.

Shkëlqyesi për fytyrë përmbanë tri nuanca të reja dhe përshkruhet si produkt shumë i përshtatshëm për cdo tip lëkure.