Adrola Dushi e mbështjellur me flamurin kuq e zi, në mes të New Yorkut

Adrola Dushi vjen me imazhe të reja nga New Yorku.

Modelja shqiptare e njohur, Adrola Dushi, cilësohet të jetë njëra ndër femrat më të bukura në viset shqiptare.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ku edhe bën publikime të shpeshta për ndjekësit.

Ndërsa modelja ka bërë të ditur se po vazhdon punën dhe angazhimin e saj profesional në Amerikë, ajo së fundmi ka ndarë një fotografi duke treguar se ndihet krenare për origjinën e saj.

Në imazhin e fundit të publikuar, Adrola, shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi, ndërsa pozon atraktive nga New Yorku.

“Edhe Hana do ta dije, Edhe Dielli do t’ket pa, Se perqark ksaj rrokullije, Si Shqypnija vend nuk ka”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Nuk munguan pëlqime e as komente në këtë paraqitje nga fansat dhe kolegët e modeles.