Adrola Dushi bën publike lidhjen me të dashurin e ri

Modelja shqiptare Adrola Dushi së fundmi është komentuar shumë për shkak të jetës së saj private. Pas ndarjes nga bashkëshorti, u fol se ajo është në lidhje me një model të quajtur Pavllo.

Ditën e sotme, modelja ka publikuar një foto me Pavllon që ka nxitur menjëherë komentet: “Sa bukur çifti”, “Urime”, “Super çift”. “Pavllo im”- ka shkruar Adrola në mbishkrimin e fotos.

Në foto çifti shfaqet pranë njëri-tjetrit dhe shumë të buzëqeshur.

Nga ana tjetër edhe modeli Pavllo Zevgo ka ndarë një foto me Adrolën në Instastoryn e tij.