Adelina Tahiri shprehet e penduar për operacionet plastike

Adelina Tahiri është komentuar shumë kohët e fundit, sidomos sa i takon jetës private.

Ajo u vu në qendër të vëmendjes fillimisht për martesën me milionerin maqedonas disa vite më të madh se ajo, Serjozha Markov dhe më pas për ardhjen në jetë të djalit.

Adelina është shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi i është përgjigjur pyetjes së një fansi teksa ishte në një videolive në Instagram.

Ky i fundit e pyet këngëtaren nëse kan bërë operacione plastike.

“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha”, ka thënë bukuroshja.