Adelina Tahiri: Serjozha nuk do ishte me mua nëse nuk do kishte rrënjë shqiptare

Martesa e këngëtares shqiptare me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov bëri bujë të madhe në mediat rozë.
Vitin e kaluar, Adelina Tahiri i dha fund beqarisë duke u martuar me avokatin, Serjozha Markov të cilët tashmë janë prindër të një djali .

Megjithatë, shumë nga njerëzit e kritikuan atë pasi thuhej se Serjozha me prejardhje është maqedon, e shumë gjëra të tjera.

Së fundmi, Tahiri ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, e cila thotë se nuk do të martohej me Markov nëse nuk do kishte rrënjë shqiptare.

Po ashtu, artistja 27 vjeçare zbulon edhe shumë të reja nga jeta e saj private.