Adele është këngëtarja më e pasur në Britani

Rikthimi i Adele me muzikë të reja ka bërë që ajo të jetë femra me më së shumti fitime në Britani.

Këngëtarja nga Londra është emëruar si muzikantja më e pasur britanike e të gjitha kohëve, duke bërë një pasuri prej 108 milionë eurove (85 milionë pound).

Adele gjithashtu prin për vitin e pestë me radhë listën e artistëve të ri më të pasur, që kanë më pak se 30 vjet.

Financat e këngëtares kanë filluar të rriten që nga nëntori i vitit të kaluar, kur ka publikuar albumin me emrin ’25’ dhe singëlin e parë nga ky album, këngën ‘Hello, e që nga ajo kohë po vazhdojnë me shitje marramendëse.